
Mjeku i njohur Pëllumb Pipero pasi ka mposhtur koronavirusin është shfaqur në studion e Top Channel, ku tregoi edhe detaje nga betaja që pati me koronavirusin.
Pipero u shpreh se u infektua 10 ditë pasi mori vaksinën, ndërsa tregoi se pati ankth dhe pagjumësi, por edhe dilemën se mos ndodhte më e keqja.
Pipero pohoi se infektimi i tij pas dozës së parë të vaksinës dhe ndërsa rezultonte me antitrupa, është rast që ndodh rrallë.
“Unë duhet të jem infektuar 10 ditë pasi mora vaksinën. Ditën që rezultova pozitiv lisha bërë një test serologjik dhe rezultoi se kisha antitrupa, kisha një nivel të ulët antitrupash, por kisha.
U infektova pasi doza e parë e vaksinës nuk të mbron plotësisht nga infektimi. Është rast i rrallë të infektohesh kur krijon antitrupa. Tashmë ka më shumë se 7-8 ditë që kam dalë negativ dhe tani jam mirë.
Kam patur ankth dhe pagjumësi, ishte një betejë. Por tani jam edhe më i qetë edhe më i sigurtë. Eksperienca personale është një aset i vyer. Të gjithë biem dakord se përgjigjja ndaj COVID është tërësisht individuale. Asnjë pacient nuk i ngjan tjetrit”, tha Pipero.
Gazetarja: Kishe frikë nga vdekja?
Pipero: Jo frikë nga vdekja, por pagjumësi. Edhe ishte kjo pyetja po sikur,… ishte gjithmonë po sikur, dhe s’të linte të flije. Tani do marr dozën e dytë të vaksinës sepse dhe studimet e rekomandojmë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





