Transmetuar më 17-02-2021, 20:42

Izeti është një prej personazheve më të pazakontë në Shqipëri.

I njohur si Tarzani i Dibrës, për të i ftohti nuk është problem.

Ai lahet në liqenet e ujëvarat më të ftohta dhe dëshmon se edhe dushin e bën gjithnjë të ftohtë.

Izeti ka palestrën e tij personale në shtëpi, ku stërvitet çdo ditë ku dhe kujton ëndrrën që nuk mundi kurrë ta bënte realitet: të bëhej peshngritës.

I ftuar në Ftesë në 5 në Top Channel, ai dëshmoi edhe njëherë se nuk e ka problem të ftohtin madje bën apel që uji i ftohtë i bën mirë trupit.

Izeti pasi hoqi bluzën u ngjesh në dëborë, dhe tha se nuk është sëmurur asnjëherë në jetën e tij.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd