Transmetuar më 17-02-2021, 19:28

Një aksident ka ndodhur në Kosovë.

Aksidenti ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 16:00 në fshatin Polac të Skenderajt.

Në aksident dyshohet se janë përfshirë dy automjete, ndërsa njëra prej tyre është rrotulluar.

Në fotografinë e dërguar nga një lexues i Gazetës Express shihet se si vetura ka humbur kontrollin dhe është rrotulluar, ndërsa nuk u raportua për të lënduar.

Nga Policia e Kosovës në Mitrovicë thonë se aksidenti nuk është raportuar dhe nuk kanë informacione nëse ka të lënduar./noa.al/