Transmetuar më 17-02-2021, 17:40

Ministria e Shëndetësisë, në raportimin ditor të situatës së koronavirusit, ka dhënë informacion edhe për vaksinimin kundër Covid-19.
Deri tani janë bërë në total 2 mijë e 313 vaksina.
Procesi i vaksinimit ka vijuar sot në dy qendrat e vaksinimit, në Tiranë dhe Shkodër si dhe në Shtëpitë e të Moshuarve.
Gjatë ditës së sotme janë kryer 612 vaksinime antiCovid për personelin shëndetësor dhe në shtëpitë e të moshuarve.
Që nga fillimi i vaksinimit, e kanë marrë dozën e parë të vaksinës 1693 persona, 620 mjekë dhe infermierë kanë marrë dozën e dytë. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





