
Izraeli ka zbuluar një ilaç të ri për trajtimin rekord të Covid.
Në fakt, hulumtimi i fazës 1 sapo ka përfunduar.
Exo-Cd24, ky është emri i ilaçit – mes 30 pacientëve të shtruar në spital me simptoma të rënda, në lidhje me koronavirusin.
Studimi është kryer nga Qendra Mjekësore “Ichilov”, në Tel Aviv.
Zbulimi revolucionar thotë se ilaçi kuron Covid në një periudhë midis 3 dhe 5 ditësh, madje 29 nga pacientët që morën trajtimin, dolën nga spitali.
I 30-ti është kuruar gjithashtu nga Covid, por jo në të njëjtën kornizë kohore.
Exo-Cd24 është një ilaç i bazuar në hulumtimin e kryer në vitet e fundit nga Profesor Nadir Arber në Qendrën Mjekësore të Sourasky, Tel Aviv.
Ky ilaç shëron pacientët në kushte mesatare deri në kritike, dhe parandalon përkeqësimin në një gjendje më serioze.
Është një ilaç që shpëton jetë. Shkencëtarët thonë se ilaçi i ri është inovativ, sepse bazohet në ekzozome të pasuruara Cd24 dhe thithet direkt në mushkëri për të zhdukur stuhinë e citokinës, një nga pasojat e infeksionit Covid.
Ai përbëhet nga dy faza. E para është e ngjashme me një grip normal dhe nuk kërkon trajtim specifik, por një kurim normal. Faza e dytë ndodh në 5-7% të pacientëve, zakonisht në ata me faktorë rreziku dhe karakterizohet nga një mbivendosje e sistemit imunitar.
“Kishte rreth gjashtë muaj nga momenti kur u konceptua dhe u shpik derisa u testua për herë të parë tek njerëzit në fazën e parë klinike ”, theksoi Arber.
/a.m/NOA.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





