Transmetuar më 17-02-2021, 16:05

Këto janë pesë kombinime ushqimore që mund të ndikojnë për keq në sistemin tuaj të tretjes dhe madje mund të ju sëmurin:

Sanduiç dhe kafe

Kur nuk keni kohë, një mëngjes i shpejtë është një zgjidhje e zakonshme. Kur konsumoni sanduiç me djathë dhe kafene, u thoni lamtumirë të gjitha vetive të shëndetshme.

Karbohidratet në bukë parandalojnë tretjen e duhur të kalciumit. Për më tepër nëse shtoni kafe, kjo nuk do të ketë aspak përfitim për shëndetin tuaj.

Këshillë: Nëse doni të konsumoni sanduiçe me djathë, të paktën përpiquni të zëvendësoni kafenë me çaj të bardhë ose jeshil.

Domate dhe kastraveca

Ky është një kombinim shumë i përdorur për një sallatë verore. Gjithsesi, hulumtimi i fundit tregon se kombinimi i këtyre dy perimeve mund të bëjë që vitaminat që përmbajnë të dy perimet nuk do të treten si duhet.

Këshillë: Hani domate dhe kastraveca veç e veç. Për shembull, sot mund të bëni një sallatë me domate dhe zarzavate, dhe nesër – një sallatë me kastraveca.

Patate dhe mish

E kush mund t’i rezistojë një bifteku me patate të skuqura? Fatkeqësisht, ky është një kombinim shumë i rëndë i ushqimit. Kur konsumohen së bashku, bëhet e vështirë tretja e tyre dhe mund të sjellin çrregullime të tilla si urth, belbëzime, gazra dhe shumë të tjera.

Këshillë: Si pjatë dytësore për mishin, zgjidhni perime pa niseshte – brokoli, lulelakër, fasule jeshile, ose kungull i njomë.

Birrë dhe kikirikë

Të gjithëve u pëlqen të hanë kikirikë kur pinë birrë. Sidoqoftë, ushqimet me shumë kripë kur shoqërohen me pije alkoolike, jo vetëm që nuk janë të shëndetshme, por gjithashtu çojnë në dehidrim.

Këshillë: Kur pini ndonjë alkool, mbani ujë ose sodë afër për të shmangur dehidratimin.

Qumësht dhe banane

Ky kombinim ushqimor, është mjaft i përdorur sidomos në një vakt mëngjesi.

Mirëpo, frutat, veçanërisht ato të ëmblat këshillohet që të hahen veçmas. Ato qëndrojnë brenda trupit më gjatë, duke ngadalësuar sistemin e tretjes, veçanërisht kur hahen me ushqime të tjera. Përsa i përket qumështit, është gjithashtu e shëndetshme ta pini veçmas.

Këshillë: Konsumoni bananet ndërmjet vakteve kryesore.

/a.m/NOA.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd