Transmetuar më 17-02-2021, 15:21

Trajneri i Romës Paulo Fonseca publikoi listën e lojtarëve për ndeshjen e nesërme, në Ligën e Evropës kundër Braga, në Portugali.

Roma shfaq probleme, pasi dyshja e qendrës në mbrojtje, Marash Kumbulla dhe Chris Smalling, nuk do të jenë në dispozicion ta trajnerit.

Lojtari i Kombëtares shqiptare pësoi një dëmtim në seancat e fundit stërvitore para ndeshjes së kaluar të Romës, në kampionat, kundër Udineses.

Anglezi është ende duke u rikuperuar nga një tendosje e kofshës që pësoi gjatë fitores ndaj Verona.

Paulo Fonseca ka të ngjarë të përdorë të njëjtën treshe mbrojtëse siç bëri të dielën kundër Udineses, e cila përbëhej nga Gianluca Mancini, Bryan Cristante dhe Roger Ibañez.

Lista e plotë e lojtarëve të grumbulluar për nesër:

Portierë: Pau Lopez, Mirante, Fuzato

Mbrojtësit: Ibañez, Mancini, Peres, Spinazzola, Karsdorp

Mesfushorët: Cristante, Pellegrini, Veretout, Diawara, Villar

Sulmuesit: Mkhitaran, Pedro, Mayoral, Perez, El Shaarawy, Dzeko

/a.m/NOA.al