
Spitali infektiv është blinduar mesditën e sotme nga forca të shumta policie.
Shkak është bërë transferimi i një të burgosuri, i cili mësohet se është infektuar me COVID nga spitali i burgut.
Forca të shumta policie rrethuan zonën për të shmangur ndonjë incident gjatë kohës së transferimit.
Sakaq, edhe i dënuari Kelmend Balili mësohet se ka kërkuar së fundmi lirimin nga burgu për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.
Raportohet se shkak i kërkesës për të lënë qelitë është bërë gjendja shëndetësor.
Balili kërkon ndryshimin e nivelit të sigurisë, ndërsa Gjykata e Elbasanit kishte kërkuar ekspertizë mjekësore.
Po ashtu, lidhur me shifrat e fundit, kapacitetet në spitalin infektiv janë drejt ezaurimit.
/a.m/NOA.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





