Transmetuar më 17-02-2021, 11:37

Një 22-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi akuzohet se ka përdjekur dhe shantazhuar në rrjetet sociale një vajzë 16-vjeçare.

Sipas policisë, i riu me iniciale A.K, banues në Kukës, e ka fyer dhe shantazhuar të renë në rrugë dhe në rrjetet sociale.

Ndaj tij tashmë rëndon akuza për veprën penale “Përndjekja”.

E mitura e ka denoncuar rastin në faqen zyrtare të DVP Kukës, dhe policia pas hetimeve të kryera arrestoi 22-vjeçarin.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme. /e.a/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd