Transmetuar më 17-02-2021, 11:00

Kryeministri Edi Rama, ka deklaruar se në procesin e vaksinimit anti-Covid, do të përfshihen edhe të moshuarit që janë personalitete në vendin tonë.

Ai tha se për 1 mijë të vaksinuar, procesi mbyllet këtë javë, ndërsa shtoi se pret konfirmim për ardhjen e 360 mijë vaksinave nga kompania "AstraZeneca".

"Për rreth 1000 persona, vaksinimi do përfundojë këtë javë, ndërkohë që vaksinimi po shtrihet në të gjithë rrjetin e bluzave të bardha. Sot janë prezent dhe mjekë nga Mati dhe Bulqiza, nesër do jemi në Vlorë dhe do të vazhdojmë me zonën poshtë. Do vazhdojmë me një  numër tjetër të moshuarish që janë eprsonalitete, që duhet t’i mbajmë sa më mirë dhe jo thjesht të kujtohemi kur vdesin e të mbajmë fjalime", – shtoi kryeministri.

Ai theksoi se qeveria pret një konfirmim të rëndësishëm "për të formalizuar 360 000 doza me ‘Astrazeneca’-n. Mbrëmë kemi pasur një kontakt me një shtet mik dhe përsëri edhe aty kemi shumë shpresë se do kemi dhe një sasi tjetër. Mbetemi të bindur te skenari A, që do të thotë se brenda 14 muajsh do të kemi kryer të gjithë procesin e vaksinimit", – pohoi ai. /e.a/noa.al/