Transmetuar më 17-02-2021, 10:06

Ish-kryeparlamentarja e Shqipërisë, Jozefina Topalli, ka ndarë sot një lajm të trishtuar për familjen e saj. Me anë të një postimi në Facebook, ajo ka njoftuar ndarjen nga jeta të nënës së saj.

"Të dashur miq e dashamirës, Gjoni, Jozefina e Ilda lajmerojnë me dhimbje humbjen e nënës së dashur. Ngushëllimi më i mirë për ne, do të jetë një lutje për shpirtin e Saj. Për shkak të situatës, ceremonia e varrimit do të jetë krejtësisht private. Falënderojmë të gjithë dhe ndjejmë afërsinë tuaj në këtë moment dhimbje për familjen tonë", – shkruan ajo.

Pas një shkëputjeje disa vjeçare nga politika dhe largimit nga PD, Topalli do të kandidojë për deputete në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, teksa më herët ka themeluar edhe Partinë Lëvizja për Ndryshim. /e.a/noa.al/