
Prokuroria e Lezhës ka mbyllur hetimet për vrasjen e 34-vjeçarit Eri Zefi, ngjarje e ndodhur më 2 tetor të vitit 2019 në fshatin Zall-Xhuxhe të Njësisë Administrative të Fanit në Mirditë.
Sipas ‘Abc news’, në lidhje me këtë krim, është dërguar i pandehur Mikel (Gjovalin) Alia dhe ndaj tij është ngritur akuza e “Vrasjes së kryer në bashkëpunim”.
Ngjarja ndodhi gjatë natës së 1 tetorit të vitit 2019, pikërisht në vendin ku është gjetur trupi i viktimës në një kanal 50 metra larg Rrugës së Kombit.
Ekzekutimi i të riut dyshohet të jetë kryer për hakmarrje, pasi vëllai i viktimës është i dënuar vrasjen e një familjari të të akuzuarit.
Mikel (Gjovalin) Alia akuzohet se nxori në pritë para atentatorëve Zefin, ndërkohë që ishin shokë fëmijërie.
Viktima Eri Zefi, u gjet i vdekur në Zalle Xhuxhë të Mirditës, ndërsa më parë ishte dhunuar.
Më pas ai ishte zhvendosur disa metra larg nga Rruga e Kombit ku është qëlluar për vdekje me 6 plumba. /e.a/noa.al/
Foto: Viktima, Eri Zefi
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





