Transmetuar më 17-02-2021, 08:33

Një automjet i OSHEE-së ka rënë në lumin Drino mesnatën e sotme, përballë fshatit Lazarat, ku si pasojë kanë humbur jetën 2 elektriçistët, Selfo Kallfa dhe Ismet Isaraj.

Aksidenti ndodhi në fshatin Kordhocë. Raportohet se punonjësit kanë qenë në Dervician dhe po shkonin për riparim në fushën përballë Lazaratit.

Si pasojë e terrenit të keq dhe errësirës, mjeti me të cilin lëviznin dy punonjësit e OSHEE, ka devijuar në një rrugë pranë bregut të lumit dhe ata e kanë pasur të pamundur për të manovruar, duke përfunduar në thellësi në rrjedhën e Drinos.

Ndërkohë që në vendin e ngjarjes kanë mbërritur RENEA dhe polombarët nga Tirana, të cilët kanë nisur punën për të bërë të mundur nxjerrjen e trupave.

Situata po monitorohet nga kryebashkiaku i Gjirokastrës Flamur Golemi, prefekti Odise Kote dhe drejtori i Policisë së Gjirokastrës, Fatmir Hoxha. /e.a/noa.al/

Lexo edhe:

https://www.noa.al/lajmi/2021/02/2224758.html

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd