Transmetuar më 16-02-2021, 21:54

Një vajzë nga Shqipëria, e cila bashkëjeton me një shtetas shqiptar të Kosovës, ka denoncuar në polici se ky i fundit ka tentuar ta shfrytëzojë për prostitucion.

Policia e Kosovës bën me dije se ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 16:00, në Fushë Kosovë.

Siç thuhet në raport, vajza ka deklaruar gjithashtu se i dyshuari i ka marrë asaj florinjtë me vlerë 1400 euro dhe 2000 euro shtesë.

Po ashtu, dyshohet se shqiptari i Kosovës e ka sulmuar shqiptaren fizikisht disa here.