Transmetuar më 16-02-2021, 19:29

Klaudia Pepa kishte paralajmëruar prej kohësh se shumë shpejt do të vinte si protagoniste në klipin e artistit italian, Fabrizio Moro.

Projekti është publikuar ditën e sotme.

Kënga e Moro mban titullin “Voglio Stare Con Te” dhe në të Klaudia shfaqet si personazh kryesor.

Në qendër të kësaj kënge është një histori dashurie, që nis që në fëmijëri.

Klaudia ka rolin e një vajze, që shfaqet në stade të ndryshme të jetës, e cila dashuron kërcimin, por ka frikë ta shohin të tjerët.

Ndërsa i dashuri i saj gjen një mënyrë shumë romantike për ta admiruar në heshtje pasionin e partneres për kërcimin.

Klaudia ka dhuruar një performancë të jashtëzakonshme në këtë videoklip.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd