Transmetuar më 16-02-2021, 18:19

Një civil është vrarë pas një sulmi me raketa në bazën ushtarake amerikane në Irak.

Ndërkaq, nëntë persona të tjerë janë plagosur.

Sipas asaj që raportojnë mediet e huaja, 14 raketa u lëshuan drejt bazës që pret trupat amerikane, pranë aeroportit në qytetin kryesor të rajonit, Erbil.

Tre prej raketave ranë në brendësi të bazës, dhe të tjerat në zonat e banuara të qytetit.

Personi që humbi jetën është një shtetas i huaj, jo amerikan.

Kujtojmë se njësitë ushtarake dhe diplomatike dhe personeli perëndimor janë vënë në shënjestër që nga viti 2019 nga raketa Katyusha. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd