I vdiq i vëllai tek Infektivi, ish-përfaqësuesi i PD-së shpërthen ndaj Manastirliut: Ministre idiote
Transmetuar më 16-02-2021, 16:49

Ish-përfaqësuesi i PD-së dhe diplomati i njohur, Vili Minarolli ka reaguar ashpër ndaj ministres Ogerta Manastirliu, lidhur me vdekjen e vëllait të tij, në spitalin Infektiv.

Ai tha se, “jam xhaxhai i atyre dy vajzave që u shprehen në media në oborrin e spitalit infektiv , për fatkeqësinë qe u kish ndodhur me vdekjen e babait të tyre dhe vëllait tim, inxh. Rifat Lalo ( Minarolli)”.

Manarolli u shpreh se “ajo thirrje nuk është kundra një mjeku që për shkak te pamundësisë detyrohet të gënjejë, kundra një ministre  idiote ( më falni se nuk gjeta fjalë tjetër) që mashtron  dhe shplan trutë e njerëzve me propagande të gënjeshtërt 24 orë , një shërbëtore e bindur e shefit të saj që në çdo fjalë që nxjerr nga goja vetëm gënjen dhe mashtron” .

Përmes një postimi në Facebook, Manarolli shtoi se "gjithesecili nga ne e sheh ku kemi arritur. Ajo që na ndodhi ne si familje me njeriun tonë të dashur çdo ditë, mund t’i ndodhe kujtdo. Thirrja e dy vajzave që qanin për vdekjen e të jatit është per ju të tjerët, që sot, nesër… të mos e përjetoni atë që përjetuan ato dhe mijëra familje të tjera. Me mashtrime me gënjeshtra dhe propagandë për shplarje truri nuk shpëtohen jetët tona".

Postimi i plotë i Vili Minarollit:

Te dashur miq, une jam xhaxhai i atyre dy vajzave qe u shprehen ne media ne oborrin e spitalit infektiv , per fatkeqesine qe u kish ndodhur me vdekjen e babait te tyre dhe vellait tim, inxh. Rifat Lalo ( Minarolli).

Ne e perjetuam rende situaten e te semurit qe e braktisen me ore te tera tek dera pa i dhene asnje ndihme dhe  ju lutem duhet te mirekuptoni gjendjen e rende te vajzave, kur i jati u kerkonte ta largonin nga ai ferr i vertete. Po ashtu duhet t’i mirekuptoni per thirrjen  per te mos i prure njerezit e tyre ne spitalet publike. Deshira dhe perkushtimi i personelit mjeksor te ketyre spitaleve dhe pamundesia per te kryet detyren jane dy anecte kunderta. Une e them me bindje te palekundur se ne kemi mjeke dhe personel mjeksor te pergatitur dhe te perkushtuar. Por kjo nuk mjafton per te shpetuar jeten e njerezve ne nevoje. Nuk ka mjek  por edhe njeri i zakonshem qe te mos kete deshire te ndihmoje nje tjeter ne bevoje kur ka dicka per ta bere kete. Por kur s’ka, sic nfodhi ne rastin tone?

Thirrja e dy vajzave qe u kish vdekur i jati dhe asnje nuk e kish prekur me dore eshte nje thirrje per te gjithe ne. Kjo sot, neser… mund t’i ndodhe kujtdo. Ajo thirrje nuk eshte kundra nje mjeku qe per shkak te pamundesise detyrohet te genjeje, kundra nje ministre  idiote ( me falni se nuk gjeta fjale tjeter) qe mashtron  dhe shplan trute e njerezve me propagande te genjeshtert 24 ore , nje sherbetore e bindur e shefit te saj qe ne cdo fjale qe nxjerr nga goja vetem genjen dhe mashtron.

Keto qe ndodhin sot ne vendin tone nje vit pas shpalljes te pandemise nuk mund te krahasohen me ato qe ndodhen para nje viti kur bota u gjend e papergatitur.

Te dashur miq, gjithesecili nga ne e sheh ku kemi arritur. Ajo qe na ndodhi ne si familje me njeriun tone te dashur cdo dite mund t’i ndodhe kujtdo.Thirrja e dy vajzave qe qanin per vdekjen e te jayit eshte per ju te tjeret, qe sot, neser… te mos e perjetoni ate qe perjetuan ato dhe mijra familje te tjera. Me mashtrime me genjeshtra dhe propagande per shplarje truri nuk shpetohen jetet tone.

Kosova na e dha shembullin , qe u ndihmuan duke u hequr boset e krimit, te korrupsionit dhe papergjegjshmerise qe u kishin zene gryken dhe nuk merrnin dot fryme.

Ju falenderoj!

/a.m/NOA.al