Transmetuar më 16-02-2021, 16:04

Jasmina, një nga konkurrentet e Për’puthen,  mëngjesin e sotëm ka biseduar ‘live’ në Instagram me ndjekësit e saj.

Një prej tyre i tha që Mevlani është më i miri.

Në mënyrë ironike, Jasmina ia ktheu: “Më i miri është Mevlani. Je i lumtur? Do të të zërë gjumi sot?”

Të dielën që lamë pas, në ‘Për’puthen Prime’, Jasmina i dha puthjen Andit pak para përballjes me Mevlanin.

Ajo pati debate me Mevlanin, madje la studion pasi ai u shpreh se “femrat shqiptare janë materialiste”.

Por kur puthi Andin, veprimin e saj e justifikoi duke thënë: “Puthjen kam dashur që ta jap që në takim. Nuk njihemi aq mirë. Ne kemi diçka me njëri tjetrin. Unë akoma se njoh Andin 100 për qind”.

Andi ia cilësoi buzët si shumë të ëmbla. “Jasmina është vajza që unë pëlqej më shumë dhe kjo e shtoi akoma më shumë pëlqimin.”

/a.m/NOA.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd