




Nga fushat e futbollit, në një serë të kultivuar me marijuanë. Kjo është shëmbëlltyra e Luixhi Sartor. Sipas së përditshmes italiane, "Gazzetta di Parma", ish-futbollisti i Juventusit, Interit, Romës dhe Parmës, ka përfunduar në ‘arrest shtëpiak’, pasi u zbulua duke kultivuar 106 bimë marijuanë pranë një shtëpie të braktisur në Lesignano Palmia, një fshat i vogël në zonën e Parmës.
Ish-futbollisti 46-vjeçar, u arrestua të premten e kaluar me një bashkëpunëtor, ndërsa ai po kujdesej për lëndën narkotike, e cila mund të shkonte deri në dy kilogram.
Në serë, agjentët mbërritën në fund të një hetimi të plotë, që filloi me kërkesën e pazakontë për dyfishimin e energjisë elektrike të një vile të braktisur, nga e cila vinte një erë e fortë marijuane.
Të njëjtën aromë, që agjentët e GdF, nuhatën edhe në makinën e ish-futbollistit gjatë një kontrolli rutinë.
Gjatë marrjes në pyetje, nën garanci para gjyqtares Beatrice Purita, Luixhi Sartor përdori të drejtën për të mos u përgjigjur dhe për të u vendos masa e sigurisë "arrest shtëpiak".
Në vitin 2011, ish-lojtari kishte përfunduar në qendër të çështjes së trukimit të ndeshjeve të filluar nga Prokuroria e Kremonës dhe kishte bërë disa kohë burg. /e.a/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





