






Një grabitje në mes të ditës dhe "live" para kamerave të një televizioni. Diego Ordinola, një gazetar sportiv i “Directv Sports” dhe kameramani i tij, po bënin një lidhje direkte nga periferia e “Estadio Monumental de Guayaquil”, ku luan skuadra e Barcelonës në Ekuador, kur një i ri i armatosaur i sulmoi ata me pistoletë në dorë.
Gazetari e ndau këtë moment të frikshëm në rrjetet sociale, teksa gjithçka ndodhi më 12 shkurt dhe u regjistrua, pasi ato ishin në transmetim të drejtpërdrejtë.
Agresori, i veshur me një këmishë gri, duke përfituar nga maska që mbulonte fytyrën e tij, arriti kur Ordinola po bënte lidhjen direkte dhe e drejtoi armën nga ai, ndërsa reporteri gjeti guximin dhe i tha: "Ne jemi duke punuar".
Agresori kishte si synim telefonat e tyre, ndërsa godet mikrofonin e Diegos dhe përfundon duke i marrë celularin kameramanit, pastaj largohet me vrap. /e.a/noa.al/
Ni siquiera podemos trabajar tranquilos, esto ocurrió a las 13:00 de hoy en las afueras del Estadio Monumental.La @PoliciaEcuador se comprometió a dar con estos delincuentes. #Inseguridad pic.twitter.com/OE2KybP0Od
— Diego Ordinola (@Diegordinola) February 12, 2021
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





