Transmetuar më 16-02-2021, 10:24

"Një incident katastrofik, gati sa nuk e humba këmbën". Kështu fillon ‘përralla’ e tmerrshme e Ashley Judd, e cila ishte bllokuar në xhungël për 55 orë para se të shpëtohej.

Aktorja amerikane dhe aktivistja politike, ishte në Kongo për një aktivitet kërkimor mbi ‘bonobos’, një shimpaze në rrezik zhdukjeje.

Judd shpjegoi se ajo "ulërinte si një kafshë e egër" dhe pastaj i ra të fikët nga dhimbja e madhe.

"Kam shkelur diçka në errësirë ​​dhe kam rënë", kujton aktorja 53-vjeçare. Nga ai moment u deshën 55 orë për ta transportuar, pjesërisht me dorë, pjesërisht me motor, në një qendër mjekësore.

Judd shpjegoi se ajo kishte vendosur të tregonte për incidentin në profilet e mediave të saj sociale, për të rritur ndërgjegjësimin "mbi kushtet e jetesës së njerëzve që jetojnë në këto pyje dhe 25.6 milionë kongolezëve të tjerë që kanë nevojë për ndihmë humanitare".

"Ajo që ndodhi, – shtoi ajo, – tregon se si një kongolez jeton në varfëri, pa qasje në kujdesin shëndetësor, pa asnjë lloj ilaçi kundër dhimbjes ose ndonjë shërbim ose zgjedhje tjetër". /e.a/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd