
Historia e gjatë e dashurisë mes Serxhio Ramos dhe Realit të Madridit, është në muajt e saj të fundit. Kontrata aktuale e mbrojtësit spanjoll me ‘Los Blancos’, skadon në verën e ardhshme dhe bisedimet për rinovimin kanë ngecur përfundimisht, pasi palët nuk kanë gjetur një akord për firmosjen e një marrëveshje të re.
Duke patur parasysh problemet ekonomike dhe humbjet e mëdha për shkak të pandemisë, drejtuesit e Realit i kanë ofruar mbrojtësit të kombëtares spanjolle një kontratë të re me një pagë 10% më të ulët se ajo aktualja, të cilën Ramos nuk e ka pranuar.
Tashmë largimi pas 16 vitesh nga Reali i kapitenit, duket mëse i sigurt. Sipas mediave spanjolle, mundësitë që Ramos të qëndrojë, janë pothuajse zero.
E ardhmja e 34-vjeçarit ende nuk dihet, megjithatë Paris Saint Germain po e vëzhgon me vëmendje situatën në të cilën ndodhet Ramos, ndërkohë që nuk përjashtohet as largimi nga Europa për një aventurë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ose Lindjen e Mesme.
Në këtë sezon me Realin e Madridit, Sergio Ramos, i cili aktualisht është i dëmtuar, ka luajtur në 18 ndeshje, duke shënuar 3 gola. /e.a/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





