“Sot 7 mijë doza të vaksinës Pfizer”, Rama: Pranë marrëveshjes me ‘Astrazeneca”-n
Transmetuar më 15-02-2021, 13:50

Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar se sot pritet të mbërrijnë në Shqipëri 7.020 doza të tjera të vaksinës anti-Covid "Pfizer".

Kreu i qeverisë, me anë të një statusi në rrjetet sociale, shkruan se vendi ynë është shumë pranë sigurimit të të një sasie dozash të konsiderueshme nga kompania "Astrazeneca".

Po ashtu, ai shton se nga sot aktivizohet skenari i parë i përfshirjes së spitaleve rajonale për përballimin e nevojës për shtrime në spital.

“Sot nis me 7020 doza lëvrimi i përjavshëm i vaksinës antiCOVID nga kontrata me Pfizer dhe intensifikimi i planit të vaksinimit, ndërkohë që jemi shumë pranë sigurimit të një sasie dozash të konsiderueshme nga vaksina Astrazeneca

Aktivizohet sot skenari i parë i përfshirjes së spitaleve rajonale për përballimin e nevojës për shtrime në spital, ndërkohë që respektimi i masave kufizuese në fuqi mbetet domosdoshmëri deri në afatin e përcaktuar nga Komiteti Teknik.

Mbi 90 mijë teste të shpejta janë kryer në 54 pikat e testimit në komunitet përveç testit PCR, ndërkohë që vijon intensifikimi i përpjekjeve në terren për të këputur hallka të zinxhirit të infektimeve.

Zotimet e atyre që thonë se vaksinat do i sigurojnë në mbledhjet e partive simotra apo që drejtojnë gishtin e akuzës ndaj qeverisë, ndërkohë që Shqipëria është një nga dy vendet e vetme në rajon që ka siguruar nisjen e vaksinimit, janë një arsye për ta neveritur politikën e futjakotësisë!”, shkruan Rama. /e.a/noa.al/