







Vret gruan e tij dhe zbulohet nga aplikacioni. Një ish-zyrtar i policisë investigative dhe skenave të krimit, Jeff West, 47 vjeç, u dënua nga një gjykatë në Alabama, SHBA, me 16 vjet burg për vrasjen e gruas së tij, Kathleen "Kat" Dawn West.
Pasi gjithnjë i dyshuari argumentoi se gruaja kishte vdekur në një incident në gjendje të dehur, hetuesit dolën në përfundimin se përgjegjësia për vdekjen e saj ishte e tij.
47-vjeçari dyshohet se vrau gruan e tij të re duke i thyer një shishe në kokë, pastaj simuloi aksidentin para se ai të shkonte në shtrat.
Ishte teknologjia, ajo që zbuloi gjithçka. Në fakt, burri ka hapur dhe mbyllur derën e shtëpisë disa herë siç demonstrohet nga sistemi i alarmit, përveç kësaj, ai kishte bërë disa hapa në këmbë, siç tregohet nga aplikacioni në telefonin e tij, ‘iphone’, në një orar kur, siç tha, duhet të ishte në shtrat për të fjetur, siç raportohet nga "Daily Mail".
West pretendoi se ai shkoi për të fjetur në orën 10:30 dhe zbuloi se gruaja e tij u vra vetëm mëngjesin tjetër.
Prokurorët, megjithatë, i paraqitën jurisë prova që kundërshtojnë pretendimet e ish-policit. Të dhënat nga aplikacioni i tij për shëndetin e ‘iPhone’, treguan se ai kishte ndërmarrë 18 hapa midis orës 23:03 dhe 23:10, pikërisht në kohën kur ai tha se duhej të kishte fjetur. Ky ishte një argument kryesor i prokurorisë që çoi në dënimin e tij nga juria.
Faktet datojnë që nga viti 2018, por vetëm tani është dhënë dënimi përfundimtar për West, i cili do të ishte mbështetur në prova dërrmuese.
Sidoqoftë, burri vazhdon të deklarohet i pafajshëm, një version i mbështetur edhe nga vajza dhe vjehrra e tij.
Duket se marrëdhënia mes të dyve po shkonte drejt fundit, duke u konsumuar për shkak të abuzimit me alkoolin nga gruaja e tij dhe aktivitetit të saj, si një striptiste në internet, gjë që nuk miratohej nga burri.
Në mbrëmjen e vdekjes së saj, të dy kanë pasur debate të nxehta, derisa West hodhi telefonin e gruas jashtë dritares së shtëpisë dhe kur ajo shkoi për ta marrë, dyshohet se ai e ka ndjekur dhe e ka qëlluar, duke i thyer një shishe në kokë.
Më pas, e ka ngritur në krahë dhe e ka lënë një cep të rrugës afër banesës, ku u gjet e pajetë. Trupi i gruas u gjet jashtë shtëpisë së tyre në Calera nga një automobilist që kalonte më 12 janar 2018. Ajo kishte veshur vetëm një palë sytjena ngjyrë rozë.
Burri gjithmonë ka pohuar se shkoi në shtrat, ndërsa sipas tij, gruaja ishte duke pirë dhe se ai e vuri re atë që kishte ndodhur mëngjesin tjetër.
Megjithatë, aplikacioni që mat hapat në telefonin e tij, konfirmoi lëvizje të shumta në mes të natës, shumë e pazakontë për hetuesit, pasi burri kishte deklaruar se po flinte gjatë gjithë natës.
Sidoqoftë, mbrojtja pretendon se nuk ka gjurmë të gishtave në trupin e gruas dhe në shishe. /e.a/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





