Transmetuar më 15-02-2021, 10:29

Kryetari i Këshillit Bashkiak të Kavajës, ka humbur betejën me koronavriusin. Ramazan Cara, 57-vjeç, ndërroi jetë ditën e sotme, në spital në Tiranë, pasi gjendja e tij u përkeqësua.

Ai kishte rezultuar pozitiv me koronavirus prej disa ditësh, por nuk mundi ta fitonte dot betejën.

Për lajmin e trishtë ka reaguar edhe kryebashkiaku i Kavajës, Redjan Krali, i cili vlerëson Carën për kontributin e tij.

“Shumë u lutëm për ty o mik i mirë, por kjo flamë të mundi!  Tepër e hidhur është ikja jote sot, për secilin nga ne që pati fatin të të njihte. Të të njihte zemrën e butë, urtësinë e mendimit, besnikërinë e një miku të rrallë.  Nuk ka ngushëllim kjo humbje për familjen tënde; Zoti i dhëntë durim dhe forcë! Të qoftë dheu i lehtë Ramazan Cara”, – shkruan Krali. /e.a/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd