
Një 25-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës, për armëmbajtje pa leje dhe drogë. Sipas një njoftimi, policia thotë se ndalimi i tij u bë në Vorë, në rrugën dytësore në Marikaj.
“Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, se në rrugën dytësore në Marikaj, Vorë, një shtetas mbante në një ambient në pronësi të tij, lëndë narkotike, lëndë plasëse dhe armë zjarri pa leje, gati për t’i shitur, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar, “Sunday”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit E. V., 25 vjeç, banues në Shijak” – njofton policia.
Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientin në pronësi të këtij shtetasi, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike të dyshuar cannabis sativa, një armë zjarri automatik, 40 fishekë, një sasi lënde plasëse, si dhe sende të tjera të kundërligjshme.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore. /e.a/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





