Qafë Thana vijon të jetë problematike, situata e rrugëve pas borës dhe ngricës në vend
Transmetuar më 15-02-2021, 09:26

Shqipëria këtë fundjavë u përball me një mot të acartë dhe reshje të dendura bore. Reshjet e borës, pas katër vitesh zbardhën dhe kryeqytetin duke ulur ndjeshëm temperaturat.

Pas situatës problematike në disa akse të vendit, Autoriteti Rrugor Shqiptar, ka dhënë informacion në lidhje me gjendjen e krijuar si pasojë e reshjeve të borës ditët e fundit.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ARRSH specifikon edhe rrugët ku lëvizja rekomandohet me zinxhirë.

Ndër të tjera, ARRSH u bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të pajisen me goma dimri ose zinxhirë, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore.

Njoftimi i plotë:

Në rajonin Verior dhe Qendror, reshjet kanë pushuar, por në rajonin Jugor kanë vijuar deri në orët e para të mëngjesit.

RAJONI VERIOR

Qarkullohet me zinxhirë:

Kukës-Bushtricë, Bicaj-Bushtricë, Domaj-Daj Reç, Trebisht –Doganë, Ura e Cerenecit–Klenjë.

RAJONI QENDROR

Qarkullohet me zinxhirë: Lunik-Fushë Studë, Rrugët e Dajtit, Krujë-Sarisalltik, Elbasan-Gjinar,Gramsh-Kodovjat, Mollë-Grabovë,Kryqëzim Zëmblak-Goricë.

RAJONI JUGOR

Vazhdon të jetë problematik segmenti Qafë Thanë-Dogana-Qafë Thanë, për shkak të mjeteve që kanë bllokuar rrugën. Në usekët e rrugës, kalimi është me një korsi. Vijon puna edhe brenda territorit të doganës edhe në tokën neutrale për pastrimin dhe kthimin në normalitet.

Kushtëzuar nga reshjet dhe temperaturat e ulëta, qarkullohet me goma dimërore ose zinxhirë në orët e paradites.

Kontraktorët janë në terren për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.

Të gjithë drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimri ose zinxhirë, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore. /e.a/noa.al/