
Trupi i pajetë i një personi është gjetur pasditen e sotme në Liqenin e Pogradecit.
Raportohet se është një i moshuar që dyshohet se është mbytur.
Trupi i tij është gjetur në vendin e quajtur ‘’Ura e qytetit’’, dhe nuk janë vënë re shenja dhune.
Një hetim ka nisur për të mësuar më shumë rreth këtij rasti. /k.k/noa.al/
Njoftimi i policisë:
Më datë 14.02.2021, rreth orës 17:10, në afërsi të vendit të quajtur "Ura e Qytetit", buzë liqenit të Ohrit, është gjetur i mbytur një shtetas rreth 60 vjeç.
Nga këqyrja paraprake e trupit të tij nuk janë konstatuar shenja dhune.
Trupi i pajetë do të dërgohet në morgun e Spitalit, nga ku do të pritet ekspertiza mjeko-ligjore që do të përcaktojë shkakun e vdekjes.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





