Transmetuar më 14-02-2021, 15:51

Vijon procesi i votimit në Kosovë për Qeverinë e re. Sipas të dhënave të KQZ-së, deri në orën 15:00 kanë votuar 32.32 përqind e qytetarëve.

Thënë ndryshe, 554 mijë e 750 kanë hedhur votën e tyre në kuti, deri në orën 15:00.

Në një konferencë për mediat, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka tha se në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës të vitit 2019, kishin votuar 29.28% e votuesve apo 554 mijë e 750 votues nga 1 milion e 937 mijë e 868 votues, deri në orën 15:00.

Deri tani procesi ka vijuar pa problematika të raportuara.

Në Kosovë, janë 1 milion e 794 mijë e 862 qytetarë me të drejtë vote. /k.k/noa.al/