
Një aksident i rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit. Ambulanca është përfshirë në një aksident, ku edhe ka humbur jetën pacientja 71-vjeçare.
Ngjarja ndodhi rreth orës 03:45 minuta të mëngjesit të sotëm në superstradën Durrës-Tiranë.
Policia tha se shtetasi me iniciale I. D., 51 vjeç, banues në Sarandë, duke drejtuar mjetin ambulancë, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga, e për pasojë ka humbur jetën Arziko Shehu, 71 vjeçe nga Delvina.
Mësohet se ambulanca ishte nisur nga Saranda drejt Tiranës duke transportuar të moshuarën Arziko Shehu, e cila ishte infektuar me COVID dhe do të shtrohej në një nga spitalet COVID në kryeqytet.
Drejtuesi i ambulancës I. D., 51 vjeç, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga, e për pasojë ka humbur jetën 71-vjeçarja.
Së bashku ka qenë dhe mbesa e të ndjerës Arziko, A. Shehu, e cila mbeti e plagosur.
Drejtuesi e mjetit dhe infermieri shoqërues kanë marrë lëndime të lehta.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





