Transmetuar më 13-02-2021, 21:31

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një të riu shqiptar nga Kosova, ka ndodhur në Suedi.

Viktima, Vatan Rama, ishte vetëm 22-vjeç.

Mësohet se makina e të riut ishte përplasur me një kamion.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 19:00 në një autostradë të Suedisë.

22-vjeçari është nga Botusha e Koshares, ndërsa ishte djalë i vetëm i familjes Rama.

Policia ka dhënë edhe disa detaje që dyshohet se kanë çuar deri tek aksidenti.

Sipas tyre, i riu nuk e kishte kuptuar me kohë që kamioni që ndodhej para tij kishte frenuar, dhe kështu ishte përplasur.