Transmetuar më 13-02-2021, 20:40

Ndërron jetë pas infektimit me Covid-19, ish-kampioni i mundjes, Dashamir Petrela.

Ai i përkiste një brezi të artë të Partizanit, afro 3 dekada më parë, duke fituar trofe të shumtë.

Partizani i mundjes klasike shkroi historinë me emra legjendarë, mes të cilëve Dashamir Petrela.

Lajmin e bëri të ditur gazetar, Dëfrim Methasani:

Eh mor Dashamir Petrela, si na ike kaq nxitimthi.

Ndodhka që edhe kampionët të mposhtën nga ky virus i mallkuar.

Ditëlindja jote një vit më parë paska qënë për fat të keq e fundit ceremoni, madje edhe mundësia e vetme për tu çmallur me ish shokët e ekipit Tirana në mundje, por edhe me kampionet e tjerë të tapetit.

U prehsh në paqe mjeshtër!

Ke lënë pas aq shumë dhimbje, sa vetë gjurmët e titujve kampion dhe karrierës tënde admiruese në sportin e mundjes./a.m/NOA.al