Transmetuar më 13-02-2021, 16:44

Një tërmet i fuqishëm me madhësi 7.1, tronditi prefekturat Miyagi dhe Fukushima në rajonin Tohoku, në Japoni.

Tërmeti, i cili gjithashtu u ndie edhe në Tokio, goditi kryeqytetin japonez rreth orës 11:08 të mëngjesit, sipas Agjencisë Meteorologjike.

Nuk ka paralajmërim për cunam.

Sidoqoftë, si masë paraprake, banorët afër zonave bregdetare u këshilluan që të lëviznin në tokë më të lartë, pasi mund të vazhdonin lëkundje të mëpasme.

Rajoni Hamadori është shtëpia e termocentralit bërthamor Nr. 1, e goditur nga tërmet dhe cunami pak vite më parë. Nuk kishte raporte të anomalive në strukturë, tha transmetuesi publik NHK.

Qeveria është duke ngritur një task forcë për të analizuar tërmetin dhe dëmet e shkaktuara nga tërmeti.

/a.m/NOA.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd