Arti shqiptar në zi, ndahet nga jeta aktori i njohur i teatrit dhe kinemasë
Transmetuar më 13-02-2021, 12:05

Është ndarë nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë, aktori i njohur i teatrit dhe kinematografisë shqiptare, Andon Qesari.

Ai ishte 78 vjeç dhe ka interpretuar në shumë role në Teatrin Kombëtar. Lajmin e ka bërë me dije djali i tij, Edon Qesari në një postim në rrjetet sociale.

Postimi

Të dashur miq e të njohur,

Sot në mëngjes, pas një sëmundje të gjatë, e cila e kishte rënduar dhe sfilitur shumë në vitin e fundit, i dashuri babai im ANDON QESARI u nda nga jeta në moshën 78-vjeçare.

Dashuria e Tij e pamat për ne, familjarët dhe njerëzit e tij të afërt, përpjekjet për të na dhënë një jetë me dinjitet dhe begati, pasioni i vyer artistik që e shoqëroi gjatë gjithë jetës dhe shënoi një karrierë të paharrueshme në teatrin shqiptar dhe studimin e artit, humori i hollë që e spikaste, janë trashëgimia më e çmuar që na la.

Të dua Ba’ dhe mirupafshim në një jetë më të mirë…