Transmetuar më 13-02-2021, 09:03

Sulmuesi italian Stefan El Sharaui ka qenë protagonist i një ngjarjeje të pazakontë. Futbollisti, i sapo rikthyer te Roma është bërë pjesë e një episodi të pakëndshëm pasditen e djeshme, pasi një hajdut provoi t’i vjedhë makinën një një nga rrugët e kryeqytetit italian, por tentativa dështoi me sukses.

Kjo, pasi ishte vetë El Sharaui që pikasi hajdutin, në momentin që ky i fundit po thyente xhamin e makinës dhe më pas iu vu menjëherë në ndjekje, duke e arritur pas vetëm pak metrash, falë edhe shpejtësisë së tij.

I menjëhershëm ishte dhe reagimi i forcave të policisë, që u gjendën menjëherë pranë për t’i vënë prangat hajdutit, tentativa e të cilit për të grabitur makinën e sulmuesit, nuk ishte aspak e suksesshme.