Transmetuar më 13-02-2021, 08:32

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në oborrin e një banese në fshatin Starovë të Pogradecit.
Policia thotë se në datë 13.02.2021, rreth orës 03:30, në oborrin e banesës së shtetasit P.Ç., 53 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, e cila nuk ka shkaktuar dëme në njerëz apo dëme materiale.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe grupi hetimor ku po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. /e.a/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





