Transmetuar më 12-02-2021, 23:18

Një e re 22-vjeçare në Britaninë e Madhe vuan nga një problem vërtet i rrallë. Ajo ka alergji nga uji.

“Aquagenic urticaria” është një sindromë nga e cila lëkura acarohet dhe formon njolla të kuqe nëse bie në kontakt me ujin.

Sipas studimeve, raste të tilla janë të rralla dhe preket vetëm 1 person nga 230 milionë njerëz.

Tessa Hansen-Smith jeton çdo ditë me këtë situatë, dhe ka ndarë me të tjerët problemin që ka.

“Është shumë e vështirë, pasi unë jam alergjike edhe nga vetë lotët e mi, pështyma apo djersa ime. Më lodh nxehtësia dhe duhet ta shmang aktivitetin fizik”, shprehet ajo.

Hansen-Smith shfaqi simptoma që në moshën 8-vjeçare, kur shpërthente në skuqje sa herë që lagej me ujë ose bënte dush.

Prindërit fillimisht menduan se ajo kishte një reaksion alergjik ndaj sapunëve dhe shampove të caktuara, por edhe pasi ndaloi t’i përdorte ato, gjendja e Tessës ishte e njëjtë. /k.k/noa.al/