Puthje duarsh dhe përqafime, pritja e zjarrtë që iu bë Monika Kryemadhit nga banorët e Patosit
Transmetuar më 12-02-2021, 22:19

Monika Kryemadhi, kryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim, është pritur plot zjarr sot nga banorë të Patosit teksa ajo bëri takime derë më derë me ta.

Me Kryemadhin ishte edhe Kejdi Mehmeti dhe personazhe të tjerë të LSI, raporton noa.al.

Pamjet video që shikoni më poshtë, publikuar nga zonja Kryemadhi, tregojnë momentet kur ajo takohet me banorë të cilët e presin plot përzemërsi duke e përqafuar e madje duke i puthur duart.