Transmetuar më 12-02-2021, 21:19

Kjo është historia e Sergio dhe Rossini, një burrë dhe një mace që u takuan për herë të parë në një rrugë në Toledo, në Itali.

Me siguri mund të duket një qëndrim i pazakontë, por protagonistit të maces së kësaj historie duket se i pëlqen shumë të shkojë rreth e përqark në supin e të zotit.

Kotelja menjëherë e di se kur është koha për të dalë. Sapo e sheh të zotin të veshur me xhaketë, ngjitet në shpatullën e tij, shkruan në një artikull ilmiogattoeleggenda.it.

Burri thotë se i kishte ndodhur të shpëtonte kotele herë të tjera, sidomos në mot me temperatura të ulëta gjatë dimrit.

Edhe macja që i rri në shpatull ishte pikërisht një nga të shpëtuarat nga Sergio, dhe prej asaj dite e mban atë në shtëpi.

Sergio thotë se macja gëzohet sa herë e sheh atë që po bëhet gati për të dalë. /k.k/noa.al/ 

Fotot janë marrë nga ilmiogattoeleggenda.it

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd