Risi në zgjedhjet e 25 prillit, merret vendimi i rëndësishëm nga KQZ për projektin pilot
Transmetuar më 12-02-2021, 19:17

Për votimin dhe numërimin elektronik do të zbatohet projekt pilot në një ZAZ në bashkinë e Tiranës.

Komisioni Rregullator shqyrtoi dhe miratoi projekvendimin “Për disa ndryshime në vendimin nr. 4, datë 13.11.2020, të Komisionit Rregullator, “Për llojin dhe karakteristikat teknike që duhet të plotësojnë sistemet dhe pajisjet e votimit dhe numërimit elektronik që prokurohen dhe përdoren në zgjedhje në Republikën e Shqipërisë”.

Në ndryshimin e miratuar percaktohet zbatimi i projektit pilot në një Zonë të Administrimit Zgjedhor në Bashkinë e Tiranës.

Kjo zonë nuk duhet të ketë në juridiksionin territorial të saj jo më shumë se 55 qendra votimi.

(Foto google)

/a.m/NOA.al