



Postimet e saj të fundit mbajnë hashtagun “Duro”, që duket se do të jetë një projekt i ri muzikor i Dafina Zeqirit, e cila shkon përtej një kënge.
Ajo siç duket projektin do t’ia dedikojë problemeve me depresionin, por nuk dihet nëse këngëtarja e ka përjetuar vetë një gjë të tillë, apo është nxitur nga ndonjë histori e njerëzve të afërt që që ajo njeh.
“Frika shpesh na pengon të jemi të hapur për vështirësitë tona të shëndetit mendor. Ne mund t’i thyejmë këto pengesa dhe të flasim më hapur në momentin që dimë më shumë për problemet e shëndetit mendor dhe sa të zakonshme janë ato. #DURO”– shkroi ajo në një prej statuseve.
“Cilat janë shenjat dhe simptomat e depresionit? Forma më e rrezikshme e depresionit fshihet pas një buzëqeshjeje”, – ka qenë një status tjetër i fundit i Dafina Zeqirit.
Janë këto shqetësimet që po ngre këngëtarja, duke sensibilizuar të tjerët që të jenë më të hapur dhe të flasin për çështje të tilla pa ndrojtje./a.m/NOA.al
(Foto marrë nga Instagrami i Dafina Zeqirit)
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





