Transmetuar më 12-02-2021, 17:19

Një sasi e konsiderueshme monetare u gjet në banesë dhe në zyrë mjekut Edvin Prifti.

Ai u pezullua nga detyra me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), pas arrestimeve të bujshme një ditë më parë, në Gjykatën e Krujës.

Kontrolli i kryer dje pasdite zbuloi 250 mijë euro dhe 16 milionë lekë në zyrën dhe banesën e kardiologut të njohur.

Në zyrë i janë gjetur 50 mijë euro dhe 30 milion lekë të vjetra.

Henrik Ligori , avokati i mjekut kardiolog të  QSUT-së, Edvin Prifti, të pezulluar nga detyra nga SPAK në thotë se paratë që ju sekuestruan klientit të tij janë të ligjshme.

Ai pretendon se paratë janë siguruar nga një shitje.

“Paratë e gjetura janë të ligjshme nga një shitje. Një pjesë e tyre nuk u gjetën në zyrë, por në çantë, të cilat do t’i dërgonte në bankë për të bërë një blerje”, tha avokati në një prononcim për Ora Neës.

Sipas avokatit, në aktet e dosjes nuk vërtetohet se mjeku ka marrë para. Ai tha se aty gjenden vetëm bisedat e kryesekretares me një shoqen e saj.

Hetimet ndaj mjekut nisën bazuar në përgjimet e sekretares së Gjykatës së Krujës  të cilat kishin nisur për lirimin e të dënuarve. SPAK bën me dije se  nga përgjimet ka rezultuar se sekretarja e Gjykatës, Manuela Mallkuçi, i ka dhënë para kirurgut Edvin Prifti, me qëllim që ky i fundit të bënte operacion nënën e saj. Sipas Prokurorisë së Posaçme në skemë janë përfshirë dhe Trendafile Frangu dhe Migena Skenderi, infermiere të QSUT-së.

Për kardiokirurgun Prifti, si dhe dy infermieret, SPAK ka vendosur pezullimin e ushtrimit të profesionit.

/a.m/NOA.al

(Foto mrrë nga ora news)