Transmetuar më 12-02-2021, 14:50

Situata e krijuar nga rritja e vazhdueshme e shifrave të të infektuarve me koronavirus ka ndërlikuar dhe rënduar gjendjen në spitalet Covid të vendit tonë.

Janë mbi 500 shtretër, të zënë aktualisht në të katër spitalet Covid të vendit tonë. Autoritetet kanë raportuar se pika kritike është nëse kapaciteti i të shtruarve kap shifrën e 550 deri në 600 të shtruar. Nëse kalon kjo shifër, nuk përjashtohet edhe mundësia e rikthimit të karantinës.

Me rritjen e rasteve gjatë ditëve të fundit, si dhe me shtrimet në spitale, situata sa vjen dhe rëndohet në spitalet Covid 1, 2 dhe 3.

Aktualisht në Sonatarium nuk ka thuajse asnjë vend të lirë.

Urgjenca sakaq është mbushur plot.

Spitali i ka të ezaurura vendet me pacientë, por vende të lira, raportohet se ka vetëm nëse lirohen shtretërit.

Mbi 220 të shtruar janë aktualisht tek “Shefqet Ndroqi”.

Më pak e rënduar është gjendja tek spitali Covid-19, që është spital rikuperimi dhe jo trajtimi.

“Janë mbi 500 shtretër të zënë në katër spitalet Covid. Sa më shumë pacientë që ka në një dhomë, më i madh është rreziku”, tha gazetari Skëndaj per Neës24.

/a.m/NOA.al