
Një vrasje e dyfishtë e ndodhur në vitin 1998, është zbardhur nga Policia e Vlorës, e cila ka identifikuar dhe shpallur në kërkim ndërkombëtar autorin e dyshuar, Gert Selimaj, 47 vjeç.
Sipas policisë, 47-vjeçari, para 23 vjetësh kur ishte vetëm 24 vjeç, në lagjen "Pavarësia" të Vlorës, ka vrarë me armë zjarri dy vëllezër, shtetasit, Beqir Hasho dhe Elmaz Hasho.
Policia thotë se ndaj të dyshuarit, Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim” dhe "Armëmbajtja pa leje".
Në vitin 1998 një i afërm i Gert Selimaj u plagos në Vlorë. Dy vëllezërit, Beqir dhe Elmaz Hasho, e dërguan në spital.
Gert Selimaj, i afërmi i të plagosurit, iu kërkoi llogari dy vëllezërve Hasho me pretendimin mbi një armë që ishte zhdukur nga vendngjarja. Mes tyre ndodhi edhe një përplasje në spital, konflikt i cili pak ditë më vonë, precipitoi me vrasjen e 2 vëllezërve Hasho.
Ndërkohë në vitin 2015, Gerti Selimaj dhe vëllai i tij Altin, u arrestuan në Itali nën akuzën e plagosjes me thikë të një shqiptari 26 vjeçar.
Vijon puna intensive për lokalizimim dhe arrestimin e këtij shtetasi. /e.a/noa.al.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





