Transmetuar më 11-02-2021, 17:49

Vijon të jetë e lartë shifra e të prekurve me koronavirus. Në 24 orët e fundit, ministria e Shëndetësisë raportoi për 1 mijë e 105 raste të reja, nga 4 mijë e 92 testime.

399 raste në Tiranë, 113 raste në Vlorë, 82 raste në Sarandë, 73 raste në Fier, 42 raste në Krujë, 36 raste në Elbasan, 31 raste në Lezhë, 28 raste Mallakastër, 27 raste Lushnje, 26 raste në Kuçovë, 22 raste në Berat, 20 raste në Kurbin, 16 raste në Peqin, 15 raste në Durrës, 14 raste në Kukës, 13 raste në Mat, Dibër, 12 raste në Gjirokastër, 11 raste në Kavajë, 10 raste në Kolonjë, 9 raste në Shkodër, 8 raste në Gramsh, 7 raste në Korçë, Has, 6 raste në Kamëz, Pogradec, 5 raste në Bulqize dhe Skrapar, 4 raste në Devoll, Librazhd, Delvinë, Ura Vajgurore, Patos, 3 raste në Tepelenë, 2 raste në Mirditë, Përmet, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Himarë, Memaliaj, Finiq, Maliq, Libohovë, 1 rast në Divjake, Fushe Arrez, Selenicë, Belsh, Roskovec, Klos, Cërrik, Konispol.

14 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID.  Mjeku pneumolog nga Përmeti 73 vjeç, 7 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Lezha,  1 qytetar nga Mirditë, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetare nga Vlora, të moshave 52 -91 vjeç.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 746 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 54,362 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 492 pacientë, 32 në terapi intensive nga të cilët 19 pacientë janë të intubuar. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd