
UNICEF ka shprehur shqetësimin për mënyrën e shpërndarjes së vaksinave kundër koronavirusit, duke deklaruar se vendet me pak banorë janë pas me procesin.
Përmes një deklarate të përbashkët, drejtoresha Ekzekutive e UNICEF, Henrietta Fore dhe Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, thonë se nga 128 milionë doza vaksinash që janë administruar deri tani, më shumë se tre çereku i tyre janë bërë në vetëm 10 shtete që përbëjnë 60% të GDP-së.
Ndërkohë, deri më sot, pothuajse 130 vende, me 2.5 miliardë banorë, ende nuk kanë administruar as një dozë të vetme.”
“Kjo strategji kundërproduktive do të na kushtojë shumë jetë njerëzish, do t’i japë virusit më shumë "liri" për të pësuar mutacione dhe për t’iu shmangur efektit të vaksinave, si dhe do të cenojë rimëkëmbjen ekonomike globale.
Sot, UNICEF-i dhe OBSH-ja, të cilët janë parterë prej 70 vitesh tashmë, u bëjnë thirrje drejtuesve të shteteve të hedhin sytë përtej kufijve të tyre dhe të zbatojnë një strategji për vaksinat, e cila të mund t’i japë fund pandemisë dhe të kufizojë edhe variantet e virusit”, thuhet në deklaratë.
UNICEF shpreh domosdoshmërinë që mjekët të kenë prioritet në vaksinim, në të gjitha vendet.
“Punonjësit e shëndetësisë kanë qenë në vijën e parë të luftës me pandeminë edhe në vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme dhe duhet të mbrohen të parët në mënyrë që më pas të mund të mbrojnë edhe ne.
Vendet që janë pjesë e Instrumentit të COVAX janë duke u përgatitur të marrin dhe të përdorin vaksinat. Janë trajnuar punonjësit e shëndetësisë dhe gjithashtu janë përgatitur edhe sistemet e zinxhirit të ftohtë. Ajo që mungon është një shpërndarje e drejtë e vaksinave”, citohet në deklaratë.
Sipas UNICEF, për të siguruar që shpërndarja e vaksinave të fillojë në të gjitha vendet në 100 ditët e para të vitit 2021, është e domosdoshme që:
qeveritë të kenë vaksinuar punonjësit e tyre të shëndetësisë dhe popullatat më të rrezikuara ndaj sëmundjeve të rënda, t’i shpërndajnë vaksinat përmes Instrumentit të COVAX-it, në mënyrë që edhe shtetet e tjera të bëjnë të njëjtën gjë.
të financohet plotësisht aksesi ndaj Instrumentit Përshpejtues ndaj Covid -19 (ACT), dhe ndaj Instrumentit të COVAX-it si shtyllë e vaksinimit, në mënyrë që financimi dhe mbështetja teknike të jenë në dispozicion për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme për shpërndarjen dhe administrimin e vaksinave. Nëse bëhet financimi i plotë, Instrumentit Përshpejtues (ACT), për çdo dollar të investuar, mund të kthejë deri në 166 dollarë amerikanë.
prodhuesit e vaksinave ta kryejnë në mënyrë të barabartë ndarjen drejtë të furnizimit të pakët me vaksina; të ndajnë me OBSH-në të dhëna mbi sigurinë, efikasitetin dhe të prodhimin, si prioritet për shqyrtimin e rregullave dhe të politikës; të rrisin dhe të maksimizojnë prodhimin; dhe ta transferojnë teknologjinë edhe te prodhuesit e tjerë që mund të ndihmojnë në shtimin e furnizimit global.
Po ashtu, është e nevojshme që drejtuesit globalë të rrisin prodhimin e vaksinave dhe vaksinimi të arrijë të bëhet në mënyrë të drejtë. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





