Mbi 2 mijë testime, bie ndjeshëm në 24 orët e fundit numri i viktimave dhe i të infektuarve në Kosovë
Transmetuar më 11-02-2021, 15:16

Një asteroid  dy herë më i madh se ndërtesa më e lartë në botë do të ‘kalojë’ mes Tokës dhe  Marsit, prandaj është quajtur ‘potencialisht i rrezikshëm’ nga NASA.

Asteroidi, i quajtur 231937 (2001 FO32), nuk ka gjasa të godasë Tokën pasi do të jetë 1.2 milion milje larg planetit tonë – pesë herë më larg se Hëna.

Sidoqoftë, NASA cilëson çdo objekt hapësinor që ndodhet brenda 93 milion miljeve prej nesh një ‘Objekt Pranë Tokës’, i cili është tre të katërtat e distancës 120 milion milje nga largësia prej Marsit.

Asteroidi do të jetë më afër me planetin tonë në rreth orës 16:03, më 21 Mars 2021 dhe është quajtur "potencialisht i rrezikshëm" pasi "mund të" godasë planetet e sistemit tonë diellor”.

Asteroidi 231937 është shkëmbi më i madh hapësinor që ‘i afrohet’ Tokës këtë vit dhe me 1.7 km është më shumë se dyfishi i madhësisë së ndërtesës më të lartë në Tokë – Burj Khalifa.

Do të jetë e mundur të shihet asteroidi përmes një teleskopi pas perëndimit të diellit, më 21 mars, duke e drejtuar atë mbi horizontin jugor.

Asteroidi u zbulua për herë të parë në 2001 nga një varg teleskopësh në New Mexico që janë pjesë e programit “Lincoln Near-Earth Asteroid Research” (LINEAR).

Asteroidi do të jetë me afër për t’u parë në pjesën jugore, kështu që mund të jetë e vështirë të dallohet nga hemisfera veriore, sipas EarthSky.org.

Për ta gjetur, duket pikërisht që teleskopi të drejtohet mbi horizontin në qiellin jugor, ndërsa ai pritet të kalojsë nëpër yjësitë jugore të Akrepit dhe Shigjetarit.

/a.m/NOA.al