Transmetuar më 11-02-2021, 14:10

Ish-kreu i Kuvendit dhe ish-deputet i PS-së, si dhe një ndër politikanët më të njohur të vendit tonë gjatë dekadave të fundit, Namik Dokle, ka dhënë një mesazh sensibilizues për të tjerët.

Ai ka treguar ndër të tjera se sot janë bërë plot 11 muaj që ka vendosur të mos lëvizë nga shtëpia, qoftë edhe për kafe, si dhe të respektojë të gjitha masat anti-Covid, sipas udhëzimeve.

“11 MARS – 11 SHKURT= 11 MUAJ”.

“Po, kjo është e vërteta. Në 11 muaj asnjë kafe jashtë shtëpisë! Asnjë vajtje në restorant! Asnjë takim, asnjë tubim çfarëdo qoftë!”

“E trishtë? Po, shumë mërzi më ka ngjallur kjo gjendje. Por në mes trishtimit dhe sigurisë, kam zgjedhur sigurinë”.

“Për vete dhe për të tjerët”.

“Disa shokë të mi të shkolles e morën me tallje këtë “frikë” timen. Por tani më japin të drejtë. Uroj të më mirëkuptojnë edhe moshatarë të tjerë! Pse jo, edhe më të rinjtë!!!”./a.m/NOA.al