Transmetuar më 11-02-2021, 11:21

Një pedagog i Universitetit Eqerem Çabej në Gjirokastër, ka humbur jetën mëngjesin e sotëm për shkak të koronavirusit.

Për fat të keq, Luis Seiti, rreth 41 vjeç, i cili ishte pozitiv me Covid 19, nuk ka mundur ta fitojë dot betejën me virusin e rrezikshëm.

Prej ditësh Seiti po merrte mjekim në ambientet e shtëpisë së tij, ndërsa mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë.

Mësohet se para 3 ditësh, ai kishte përfunduar karantinën, ndërkohë me Covid ishin prekur edhe prindërit e tij. /e.a/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd