Transmetuar më 10-02-2021, 22:21

Prezantuesi i njohur, Ardit Gjebrea është infektuar me Covid-19.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kantautori me anë të një postimi në “Instagram”.

Gjebrea shkruan se është dita e dytë sot dhe ka vetëm pak temperaturë.

Gjebrea pohon se do të vijojë punën, por nga shtëpia.

“Dita e dytë pozitiv. Nuk po obobo hem me temperaturë jo shumë të lartë. E c’mudn të bëjë njeriu i mbyllur në shtëpi? Mendon gjithmonë për punën dhe në fakt me gjithë vështirësitë që na përballi koha na zhvilloi instiktin e gjetjes së alternativës që në këtë rast do të thotë. E diela shqiptare do të zhvillohet të dielën, sigurisht bashkë por nga shtëpia”, shkruan prezantuesi.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd